ECM STUDIO sh.p.k është një kompani që prej vitit 2015 kryen veprimtari studimore / monitoruese të gjendjes së mjedisit dhe të kushteve të punës në Shqipëri,  në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” Nr 10431  dt. 9.6.2011, Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për monitorimin e mjedisit në Republikën e Shqipërisë” Nr 103 dt.31.3.2002 dhe ligjin “ Për sigurinë dhe shëndetin në punë” Nr 10237, dt. 18.02.2010 (ndryshuar me Ligjin Nr. 161/2014).

Kompania ECM STUDIO shpk me numër NIPT L87224002O është e liçensuar “Për veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis, auditim mjedisor dhe hartimin e ekspertizave për probleme mjedisore” me nr liçense LN-7975-07-2019 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. ECM STUDIO shpk disponon laborator testues sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi si dhe të standarteve ndërkombëtare për laboratorët testues sipas standartit S SH ISO/IEC 17025:2006 të akredituar për monitorimin e ndotësve në ajër, grimcave të ngurta në ajër,  zhurmave dhe ujit, me nr. akreditimi LT 095, datë 23.07.2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit , Tiranë.

SHËRBIMET QË OFRON

Monitorim i ujërave natyrore, ujë i pijshëm, shkarkime të lëngëta dhe ujë deti.

Monitorim i ajrit të brendshëm/mjedisor dhe të kushteve të mikroklimës dhe kondicionimit në mjediset e brendshëm

3. Monitorim të zhurmave në receptorin më të afërt të subjektit krijues të zhurmës, si edhe në burimet e krijimit të saj, sipas udhëzimit Nr.8, dt.27.11.2007 ” Per nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”.

4. Studime mjedisore, auditimeve dhe hartim të raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, sipas kerkesave te ligjit Nr.10440, dt.7.7.2011 “Per vleresimin e ndikimit ne mjedis”.

5. Konsulencë profesionale për probleme mjedisore, raporte ekspertize mjedisore, plane rehabilitimi mjedisor, përgatitje të raporteve vjetore të mjedisit, përgatitje raportesh vetmonitorimi sipas kushteve të lejeve mjedisore, trainime profesionale mjedisore etj.

6. Kryen e matje dhe ekspertiza të kushteve të punës në ndërmarrjet prodhuese, kryen vlerësimin e riskut dhe përgatit dokumentin e vlerësimit të riskut në pune sipas kërkesave të ligjit “ Për sigurinë dhe shëndetin në punë” Nr 10237, dt. 18.02.2010 (ndryshuar me Ligjin Nr. 161/2014).

7. Zbaton projekte mjedisore lokale dhe kombetare të monitorimit tw ajrit, zhurmes dhe ujërave natyrore.

Related posts