MISIONI
(Environmental Consulting and Monitoring) ECM STUDIO sh.p.k është një kompani që prej vitit 2015 kryen veprimtari studimore / monitoruese të gjendjes së mjedisit dhe të kushteve të punës në Shqipëri, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” Nr 10431 dt. 9.6.2011, Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për monitorimin e mjedisit në Republikën e Shqipërisë” Nr 103 dt.31.3.2002 dhe ligjin “ Për sigurinë dhe shëndetin në punë” Nr 10237, dt. 18.02.2010 (ndryshuar me Ligjin Nr. 161/2014).
Kompania ECM STUDIO shpk me numër NIPT L87224002O është e liçensuar “Për veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis, auditim mjedisor dhe hartimin e ekspertizave për probleme mjedisore” me nr liçense LN- 7975-07-2019 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. ECM STUDIO shpk disponon laborator testues sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi si dhe të standarteve ndërkombëtare për laboratorët testues sipas standartit S SH ISO/IEC 17025:2006 të akredituar për monitorimin e ndotësve në ajër, grimcave të ngurta në ajër, zhurmave dhe ujit, me nr. akreditimi LT 095, datë 23.07.2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit , Tiranë. Në kuadër të ligjit“ Për sigurinë dhe shëndetin në punë” Nr 10237, dt. 18.02.2010 (ndryshuar me Ligjin Nr. 161/2014), neni 7 (Shërbimet e mbrojtjes dhe të parandalimit, pika 3, 4, 5, 6), punëdhënesi u drejtohet personave ose shërbimeve të specializuara jashtë ndërrmarrjes/institucionit, duke hyrë në marrdhënie kontraktore me ta, nëse kapacitetet e ndërrmarrjes/institucionit janë të pamjaftueshme për të organizuar veprimtari për mbrojtjen dhe parandalimin.
Bazuar në këtë ligj, ECM STUDIO shpk merr përsiper kryerjen e plotë të ekspertizave të kushteve të punës në ndërmarrjet prodhuese në mbarë vendin për të përcaktuar rreziqet potenciale lidhur me praninë e grimcave të ngurta, gazeve helmues, zhurmave, dridhjeve, ndriçimit, temperaturës, presionit, lagështisë relative dhe rrymave të ajrit. Këto ekspertiza i përmbahen plotësisht “Manualit praktik për Vlerwsimin e Riskut në Punë” të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (www.inspektoriatipunes.gov.al) dhe përmbajnë rekomandimin e masave teknike e organizative për përmirësimin e kushteve të punës, veç përshkrimit analitik të faktorëve potencialisht dëmtues të matur në çdo mjedis pune.
ECM STUDIO shpk ka kryer monitorime mjedisore dhe ekspertiza të kushteve të punës dhe vlerësime të ndikimit në mjedis kryesisht në rajonin e Shkodrës në 5 vitet e ekzistences së vet. Ndër objektet kryesore të kësaj punë mund të përmenden:
- Monitorime e ekspertiza mjedisore në subjekte të ndryshme në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejes etj.
- Monitorime e ekspertiza të kushteve të punës në ndërmarrje të ndryshme prodhuese në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejes etj.
- Hartime raportesh për Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis të fabrikave, linjave, aktiviteteve tereja e ekzistuese ekonomike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë etj.
- Monitorime dhe ekspertiza për analizat e ujërave nëntokësore në kuadër të projekteve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare në rajonin e Shkodrës.